PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina merr masa për të mbajtur të qëndrueshëm tregun e aksioneve
2015-07-06 09:38:18 CRI Komenti juaj Printoni

Një sërë masash mbështetëse u prezantuan gjatë fundjavës për bursën e Kinës.

Rregullatori i letrave me vlerë në vend njoftoi se "China Securities Finance Co.," (CSF) do shtojë fondet përmes kanaleve të shumta dhe do të zgjerojë shkallën e aktivitetit për ta mbajtur tregun e aksioneve "të qëndrueshëm."

CSF-ja do të mbështetet nga banka qendrore, e cila do të mundësojë qasjen për më shumë likujditet.

CSF-ja është një institucion financiar i themeluar bashkërisht nga Bursa e Shangait, Bursa e Shenzhenit dhe Korporata kineze për Depozitat.

Specialistët thonë se kjo mund të shihet si masë e Kinës për "stabilizimin e fondeve".

Kompanitë e mëdha kineze të letrave me vlerë njoftuan gjithashtu në fundjavë se do të investojnë të paktën 120 miliardë juanë, ose rreth 20 miliardë dollarë në ndihmë të stabilizimit të tregut të aksioneve.

Rreth 30 kompani kineze, të cilat priteshin të nxirrnin Ofertat e Para Publike (IPO), kanë njoftuar gjithashtu se do ta bëjnë këtë më vonë.

Bursa kineze u "godit" rëndë gjatë muajit të kaluar, pas rënies me rreth 30% të Indeksit të Shangait në 3 javët e kaluara.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China