PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tsipras: "Thuajini me krenari Jo ultimatumit të kreditorëve"
2015-07-04 10:24:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri grek Alexis Tsipras i bëri thirrje grekëve të refuzojnë "ultimatumin e kreditorëve" në referendumin e ardhshëm.

Kreu i radikalëve të majtë u përsëriti sërish mbështetësve të përkrahin me krenari alternativën 'Jo', pasi kështu grekët do të tregojnë me vendosmëri se çështjet më të rëndësishme nuk i lënë të gjejnë zgjidhje në duart e të tjerëve, por vetëvendosin ata.

Protestat e shumta në Greqi në favor të alternativës "Jo" mblodhën rreth 35 mijë protestues, ndërsa ato kundër kësaj alternative u regjistruan 25 mijë.

Votuesit grekë do të drejtohen këtë të dielë drejt fletëve të votimit me bankat e mbyllura dhe kontrollet e kapitalit, masa të prezantuara prej së hënës.

Qeveria ka pranuar se bankomatët do të boshatisen deri të martën.

Megjithatë, Tsipras siguroi se pa marrë parasysh rezultatin e referendumit të së dielës, Greqia do të jetë në gjendje të nënshkruajë një marrëveshje më të mirë dhe bankat do të rihapen normalisht një ditë më pas. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China