PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, 22 të dyshuar të arrestuar për prodhimin dhe shitjen e kripës false
2015-07-03 20:46:30 CRI Komenti juaj Printoni
Policia kineze ka arrestuar 22 të dyshuar për prodhimin dhe tregtimin e paligjshëm të kripës.

Autoritetet thonë se grupi është përgjegjës për falsifikimin e kripës industriale si kripë gjelle.

Besohet se të dyshuarit kanë prodhuar rreth 20 mijë tonë kripë të paligjshme me vlerë rreth 20 milionë juanë.

Dong Weihua i Zyrës së Sigurisë Publike në qytetin Taizhou të Jiangsu-së thotë se grupi e ka tregtuar kripën industriale në pako të hedhura prej kohësh nga një kompani e madhe kripe.

Falsifikimi i kripës, prodhimi i së cilës është i kontrolluar në mënyrë të rreptë në Kinë, është nxitur nga potenciali për fitime të mëdha.

Kripa industriale kushton rreth 400 juanë për ton, ndërsa kripa ushqimore dhjetë herë më shumë në blerje.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China