PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BP, 18.7 miliardë dollarë për rrjedhjen e naftës
2015-07-03 20:23:47 CRI Komenti juaj Printoni
"British Petrolium" ka arritur një marrëveshje paraprake kompensimi me pesë shtete të ShBA-së lidhur me incidentin e rrjedhjes së naftës nga kjo kompani në vitin 2010 në gjirin e Meksikës.

BP-ja u ka ofruar 18.7 miliardë dollarë këtyre pesë shteteve për të zgjidhur betejën prej vitesh me qeverinë amerikane se sa ajo ka për të paguar në lidhje me rrjedhje.

Një gjykatës federal duhet të nënshkruajë marrëveshjen, e cila do të sigurojë fonde për shtetet e Floridës, Alabamës, Misisipit, Luizianës dhe Teksasit.

Prokurorja e përgjithshme e Floridës Pam Bondi është shprehur se marrëveshja duhet të ndihmojë për ta mbyllur çështjen.

Shifra 18.7 miliardë dollarë është më e madhja e ofruar ndonjëherë nga një kompani si kompensim.

BP-ja vlerëson se ka shpenzuar tashmë mbi 43 miliardë dollarë për pastrim dhe kompensim.

Një platformë detare e kompanisë shpërtheu në prill të vitit 2010, duke vrarë 11 veta dhe duke krijuar derdhjen më të madhe të naftës në historinë e ShBA-së. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China