PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja, plan veprimi kundër emigrimit të paligjshëm
2015-06-23 09:58:31 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e jashtme të vendeve anëtare të BE-së u takuan të hënën në Luksenburg, duke shpallur fillimin e planit të veprimeve "Forca detare e Mesdheut", që synon goditjen e trafikut të qenieve njerëzore në detin Mesdhe.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Frederica Mogherini u shpreh: "BE-ja nuk i ka kushtuar kurrë më parë një vëmendje kaq të madhe problemit të imigrantëve. Objektivi ynë është të luftojmë atë biznes që përfiton nga vuajtjet e imigrantëve të paligjshëm. Kjo është vetëm një pjesë e një strategjie më të gjerë të BE-së."

Plani i veprimit "Forca detare e Mesdheut" ndahet për tre faza. Faza e parë është monitorimi dhe vlerësimi i rrjetit të trafikimit në detin Mesdhe, faza e dytë përfshin kërkimin dhe kontrollin e anijeve të dyshuara, kurse në fazën e tretë do të kryhet ndalimi i trafikantëve e do të trajtohen anijet dhe fondet përkatëse. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China