PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eurogrupi: pak shpresë për arritjen e marrëveshjes mbi Greqinë
2015-06-18 10:34:54 CRI Komenti juaj Printoni
Ka pak shanse që ministrat e financave të vendeve të Eurozonës të arrijnë një marrëveshje mbi Greqinë të enjten, tha të mërkurën ministri holandez i financave dhe president i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem, gjatë një debati në Parlamentin e Holandës.

Më 30 qershor mbaron afati i zgjatur i ndihmave të dyta urgjente ndaj Greqisë, datë kur Athina duhet t'i shlyejë edhe 1.5 miliardë euro këste Fondit Monetar Ndërkombëtar. Pa një marrëveshje mbi borxhet, Greqia nuk ka mundësi të shlyejë detyrimet e saj financiare.

Qeveria greke ka zhvilluar bisedime disa muaj me radhë me liderët e Eurozonës, të Bankës Qendrore Evropiane dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, por deri tani pa ndonjë rezultat. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China