Si një nga ambasadoret olimpike, patinatorja kineze Zhang Hong u shpreh se muajt e ardhshëm krahas punës së përditëshme do të ruajë nivelin e lartë sportiv dhe ftoi të rinjtë të marrin pjesë në këtë sport. Ajo theksoi se ekspozita e Pekinit dha detaje të imtësishme për përgatitjet, duke e përshkuar ambjentin si një shtëpi.
Në planifikimin e Pekinit për organizimin e Olimpiadës Dimërore të vitit 2022, treni me shpejtësi të lartë do të jetë një mjet komunikimi i favorshëm për lidhjen e Pekinit me Yan Qing dhe Zhang Jiakou dhe kjo linjë hekururdhore do të përurohet në vitin 2019. Shpejtësia do të jetë 350 kilometra në orë dhe në vetëm 20 minuta mund të arritet në Yan Qing , kurse 50 minuta do të jetë distanca kohore me këtë tren nga Pekini në Zhang Jiakou.
Për veprimtarinë në Lozanë, Wang Hui u tha gazetarëve se tashmë ja ka arritur qëllimit por do të vazhdojnë punën në 50 ditët e ardhëshmederi në përzgjedhjen nga KON-i të qytetit ku do të zhvillohen Lojrat Olimpike Dimërore 2022.