PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, thirrje për zgjidhje politike të krizës së Ukrainës
2015-06-06 10:14:45 CRI Komenti juaj Printoni

Kina u bëri thirrje të premten palëve në konflikt në Ukrainë për të gjetur një zgjidhje politike të krizës sa më shpejt që të jetë e mundur.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Liu Jieyi, i bëri deklaratat në një takim të Këshillit të Sigurimit mbi Ukrainën, duke thënë se Kina beson se dialogu dhe konsultimi është zgjidhja e vetme për konfliktin.

Duke vënë në dukje përkeqësimin e fundit të gjendjes në Ukrainë Lindore, Liu tha se Kina u bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe respektimin e armëpushimit.

"Kina u bën thirrje palëve të interesuara për të bërë përpjekje të përbashkëta me qëllim gjetjen sa më shpejt të jetë e mundur të një ekuilibri të plotë dhe një zgjidhjeje politike të qëndrueshme në mënyrë që të arrihet paqja, vendoset qetësia, stabiliteti dhe zhvillimi i Ukrainës dhe rajonit, si një i tërë," tha i dërguari. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China