PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shkatërron 662 kg fildish të trafikuar
2015-05-30 09:46:10 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze ka urdhëruar të premten shkatërrimin e 662 kg fildishi të konfiskuar, i dyti demonstrim i luftës së saj kundër krimeve ndaj kafshëve të egra. Fildishi i konfiskuar vitin e kaluar u shkarkua në territorin e Administratës Shtetërore të Pyjeve në Pekin (SFA) dhe në Administratën e Përgjithëshme të Doganave të Kinës (GAC).

Kreu i Administratës Shtetërore të Pyjeve të Kinës, Zhao Shucong tha për mediat se do të vijojë kontrolli i rreptë për tregtimin dhe shitjen e fildishit, për të parandaluar tregtinë e paligjshme të tij. Qeveria kineze lufton tregtinë e paligjshme të prodhimeve nga kafshët e egra, si dhe i kushton vemendje të madhe tregtisë ilegale të fildishit në internet, shtoi Zhao.

Në shkurt të këtij viti qeveria kineze shpalli vendimin për ndalimin njëvjeçar të importit të skulpturave prej fildishi, në mbrojtje të elefantëve. Sipas Drejtorisë së Përgjithëshme të Doganave të Kinës ky vendim është një masë për vlerësimin e efekteve të tij para ndërmarrjes së një strategjie të re.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China