PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-Kina kërkon forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit
2015-05-30 09:17:58 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Liu Jieyi tha gjatë mbledhjes së rradhës së Këshillit të Sigurimit të premten se duhet forcuar bashkëpunimi ndërkombëtar, për të ndaluar fluksin e militantëve terroristë në zonat në konflikt. Sipas tij fluksi i militantëve terroristë përbën "një sfidë të re" për luftën kundër terrorizmit, që cënon seriozisht sigurinë, stabilitetin e vendeve të origjinës së këtyre luftëtarëve, atyre tranzit dhe vendeve pritëse.

Sipas OKB-së, 25 mijë luftëtarë terroristë nga mbi 100 vende anëtare të saj i janë bashkuar grupeve terroriste si Al-Qaida, Shteti Islamik (IS) dhe Frontit Al-Nusrah (ANF).

Përfaqësuesi kinez në OKB bëri thirrje që për parandalimin e fluksit të militantëve terroristë të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar, nëpërmjet mekanizmave dy dhe shumëpalësh.

Ai garantoi se Kina do të vazhdojë të zbatojë me rigorozitet rezolutat e KS në luftën kundër terrorizmit, duke shtuar përpjekjet e saj në këtë luftë, sipas ligjit ndërkombëtar. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China