PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ahmetaj: Turizmi në Ballkan, potencial për investime të huaja
2015-05-29 19:28:26 CRI Komenti juaj Printoni
Rajoni i Ballkanit ka potencial të madh për investime të huaja, veçanërisht në sektorin e turizmit, u shpreh të enjten ministri shqiptar i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.

Në fjalën e vet para panelit të dytë në Forumin Ekonomik të Vjenës të mbajtur në Tiranë, Ahmetaj vuri në dukje se janë të nevojshme strategji novatore dhe të integruara për të tërhequr investimet e huaja të drejtpërdrejta, me qëllim që të zvogëlohet hendeku në zhvillim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministri shqiptar i ekonomisë shprehu besimin se turizmi është një nga sektorët më tërheqës për investimet e huaja të drejtpërdrejta dhe bëri thirrje për përpjekje të bashkërenduara në rajon.

"Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë tregje të vogla të ndara, por rajoni ka një numër të konsiderueshëm konsumatorësh," vuri në dukje ai.

Ahmetaj theksoi po ashtu se vendet e rajonit kanë bukuri natyrore të ngjashme dhe propozoi një rrugë turistike përgjatë vijës bregdetare që lidh Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China