PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, një forcë e madhe në misionet paqeruajtëse
2015-05-29 15:24:38 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 维和---Wéi hé---Paqeruajtës

29 maji shënon 13-vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të OKB-së. Kjo është dita përkujtimore për të vlerësuar punën e paqeruajtësve ndërkombëtarë me "etikën profesionale, shpirtin e përkushtimit dhe guximin."

Që nga viti 1948, OKB-ja filloi misionet paqeruajtëse në Lindjen e Mesme, ndërsa më pas numri i tyre arriti në 69. Sot numërohen 16 misione paqeruajtëse ku janë angazhuar 100 mijë trupa, midis tyre helmetat blu të trupave paqeruajtëse të Kinës janë një forcë e madhe.

Që nga shtatori i vitit 2003, OKB-ja filloi misionet paqeruajtëse në Liberi. Kina ka dërguar 17 misione paqeruajtëse të cilat janë angazhuar në transport, logjistikë dhe shëndetësi, të shpërndarë në kryeqytetin Monrovia dhe Zwedru.

Komandanti i forcës paqeruajtëse kineze He Long tha se pas luftës civile 10-vjeçare, situata politike dhe ajo e sigurisë mbeten shumë të ndërlikuar. Komandanti shton se kur trupat mbërritën në zonën e misionit, mund të dëgjoheshin të shtëna sporadike, ndërsa thekson se misioni zhvillohej në kushtet e rreziqeve të papritur.

"Duke zhvilluar detyrën në vendet në konflikt lufte në Afrikë, ekzistojnë rreziqe. Në vitin 2006 një delegacion kulturor kinez vizitoi trupat paqeruajtëse në Liberi. Gjatë rrugës nga kampi për në aeroport u ndeshëm me dy kamionë plotë me militantë të armatosur, të cilët qëllonin në ajër. Situata e atëhershme ishte shumë e rrezikshme. Por ishim me fat pasi nuk ndodhi asnjë tragjedi."

Përveç kërcënimeve të papritur të sigurisë, trupat paqeruajtëse të Kinës në Liberi duhet të kapërcejnë vështirësi të papërfytyrueshme. Gjatë 10 viteve me sfida dhe vështirësi, grupi i transportit në komandën e He Long-ut mori pjesë direkt në rindërtimin e Liberisë. Një prej misioneve të vështira ishte transportimi i kutive të votimit gjatë zgjedhjeve, transportimi i refugjatëve, mbledhja e armëve nga popullsia civile etj. Trupat kineze kanë qenë në të gjithë territorin e Liberisë.

He Long ndihet krenar për atdheun dhe ushtrinë e saj të fuqishme, ndërsa vlerëson profesionalizmin e ushtarëve kinezë. Në vitin 2014 kur Liberia u përball me epideminë ebola-s, forcat paqeruajtëse të disa vendeve u larguan nga Liberia, por ushtarët kinezë zgjodhën të qëndrojnë. Pas një pune të mençur e të guximshme, ata dhanë kontribut të shkëlqyer për ta çliruar Liberinë nga ebola. Përfaqësuesja e posaçme të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Karin Landgren, i vlerësoi paqeruajtësit kinezë si "model i paqeruajtësve."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China