PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina i paraqet notë proteste Uashingtonit për avionët vrojtues
2015-05-26 09:59:43 CRI Komenti juaj Printoni

Vrojtimet e avionëve ushtarak; amerikanë në ishujt e Kinës janë shumë të rrezikshme dhe të papërgjegjshme, tha të hënën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying, duke shtuar se Pekini i ka paraqitur një notë proteste Uashingtonit.

Zëdhënësja tha se afrimi i avionit ushtarak amerikan mund të shkaktojë keqkuptime dhe aksidente ajrore e detare.

"Ky është një veprim shumë i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm. Kina e kundërshtoi me vendosmëri këtë provokim të palës amerikane," tha Hua.

"Kina i kushton vëmendje të madhe sigurisë dhe lirisë së lundrimit e fluturimit në Detin e Kinës Jugore. Por lundrimet dhe fluturimet e lira nuk mund të përfshijnë kalimin e anijeve dhe të avionëve të huaj ushtarakë, që shkelin ligjet ndërkombëtare dhe shpërfillin të drejtat ligjore të vendeve të tjera," shtoi ajo. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China