PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qendër e përbashkët kufitare bullgaro-greko-turke
2015-05-26 09:47:52 CRI Komenti juaj Printoni

Bullgaria, Turqia dhe Greqia nënshkruan të hënën marrëveshjen tripalëshe të qendrës së kontaktit për bashkëpunimin policor dhe të doganave, me synim luftën kundër emigracionit të paligjshëm, kontrabandës dhe terrorizmit. Qendra do të shërbejë për shkëmbimin e informacioneve në kohë reale të policive të të trija vendeve, për të vepruar kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe kontrabandës, deklaroi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i brendshëm turk, Sebahattin Ozturk.

Ai shtoi se gjendja e trazuar e kufirit jugor turk ndikon dhe në vendet e tjera, pasi kohët e fundit Turqia ka strehuar 2 milion emigrantë, ndër të cilët 1.7 milion janë refugjatë sirianë.

Homologia e tij bullgare Rumiana Bachvarova theksoi se qendra e parë e kontaktit tripalësh në Ballkan do të jetë në pikën e kalimit kufitar Kapitan Andreevo të Bullgarisë, pranë pikës së kufirit të përbashkët ndërshtetëror. Sipas saj, marrëveshja do të shërbejë për një bashkëpunim më të mirë tripalësh në sfidën globale të emigracionit të paligjshëm, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Emigracioni i paligjshëm është një problem shqetësues për mbarë Europën dhe kjo pjesë e kufijve të përbashkët europianë është prekur rëndë nga ky fenomen. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China