PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Spanja, vendi me konkurrueshmërinë më të lartë për turizmin
2015-05-07 10:42:32 CRI Komenti juaj Printoni

Spanja është renditur si destinacioni më i mirë për turizëm, ndërkohë Kina mban vendin e 17-të, sipas Raportit mbi Konkurrueshmërinë e Turizmit 2015, publikuar të mërkurën nga Forumi Botëror i Ekonomisë.

Në këtë raport u analizuan 141 ekonomi botërore dhe u mat potenciali i secilit vend për krijimin e përfitimeve ekonomike dhe sociale përmes zhvillimit të turizmit.

Ndër vendet aziatike, Japonia renditet e 9-ta në klasifikimin global, me burimet e pasura kulturore, infrastrukturë të përsosur dhe me ekonomi dixhitale të zhvilluar.

Sipas raportit, vendet me konkurrencë më të fortë turistike janë vendet e zhvilluara si Spanja, Franca, Gjermania, SHBA-ja, Britania, Zvicra, Australia, Italia dhe Kanadaja.

Bëhet e ditur se hendeku i konkurrencës turistike mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim është ngushtuar. Azia Lindore është shndërruar në rajonin me rritje më të shpejtë turistike në botë. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China