PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Itali, mbi 500 emigrantë mbërrijnë në brigjet e Napolit
2015-05-07 10:28:07 CRI Komenti juaj Printoni

Rreth 500 emigrantë të tjerë u shpëtuan nga marina italiane ndërsa varka e tyre po fundosej të mërkurën. Sipas autoriteteve emigrantët po udhëtonin me një varkë që mund të mbante vetëm 300 veta. Gati 200 e emigrantëve u gjetën në dhomën e motorëve.

Bashkimi Europian po kërkon të miratojë një rezolutë në Këshillin e Sigurimit që të autorizojë sekuestrimin e anijeve në Libi që mund të përdoren për të transportuar emigrantët drejt territorit europian.

Por Francesco Rocca i Kryqit të Kuq italian thotë se kjo nismë e BE-së nuk do t'i ndalojë emigrantët.

"Ne po bëjmë thirrje për një veprim të gjerë që ka në qendër qeniet njerëzore dhe ndalon së quajturi ata të paligjshëm," tha Rocca.

Zyrtarët e BE-së miratuan një rregullore të re që kërkon fundosjen e varkave pas zbritjes së pasagjerëve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China