PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, Dialog politik Kinë-SHBA
2015-05-06 20:41:48 CRI Komenti juaj Printoni

U zhvillua në Pekin raundi i 8-të i dialogut politik të nivelit të lartë Kinë-SHBA. Liderët pjesmarrës shkëmbyen mendime për rolin e ligjit, fushatën anti-korrupsion dhe sfidat ndërkombëtare. Bob Holden, kryetar i Shoqatës MidWest SHBA-Kinë, ish guvernator i shtetit të Misurit, vlerësoi rëndësinë e komunikimit midis dy palëve.

"Unë nuk di ndonjë organizatë që të ketë një cilësi të tillë shkëmbimesh. Themeli i dy sistemeve bazohet tek njerëzit e përfshirë politikisht. Këta janë njerëzit me të cilët kemi nevojë të flasim dhe ti dëgjojmë. Liderët politikë të kulturës suaj dhe liderët tanë politikë mund ta shohin njeri-tjetrin si partnerë, në objektivat që duan të arrijnë. Ne kemi shumë shance të mëdha për të patur sukses ekonomik dhe stabilitet social", theksoi Holden

Ndërsa ministri i Departamentit Ndërkombëtar i KQ të PKK-së Wang Jiarui tha se " në kushtet aktuale të situatës globale në ndryshim dhe të zgjedhjeve të ardhëshme presidenciale amerikane, ky takim do të shërbejë për rritjen e mirëkuptimit dhe do të luajë një rol konstruktiv në marrëdhëniet dypalëshe".

Në një tjetër takim biznesmenë nga të dyja palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China