PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dialogu Kinë-BE, energji për zhvillimin dypalësh
2015-05-06 10:30:49 CRI Komenti juaj Printoni
Fjalë kyçe:对话---Duì Huà---Dialog


Sivjet shënohet 40-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Bashkimit Europian atëherë Komuniteti Ekonomik i Europës.

Përvjetori i 40-ë u kujtua edhe me rastin e raundit të pestë të dialogut strategjik të nivelit të lartë Kinë – BE u mbajt në Pekin të martën nën bashkëdrejtimin e këshilltarit shtetëror Yang Jiechi dhe shefes së Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Federica Mogherini.

Të dyja palët ranë dakord të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të sjellë energji të reja për zhvillimin e marrëdhënieve kino-europiane.

 

Ky është dialogu i parë strategjik që drejtohet nga udhëheqësit e rinj të BE-së si dhe kjo është hera e parë për përfaqësuesen Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Mogherini që viziton në Kinën.

Me rastin e 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Yang Jiechi dhe Federica Mogherini u shprehën se të dyja palët do të planifikojnë zhvillimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e fushave të bashkëpunimit.

"Ne duhet të shfrytëzojmë plotësisht funksionin e dialogut në çdo fushë dhe n çdo nivel, duke lidhur me efikasitet strategjinë e vetme të zhvillimit, të forcojmë bashkëpunimin ekonomik tregtar, të shpejtojmë bisedimet për Traktatin e Investimeve, të krijojmë potenciale bashkëpunimi midis të rinjve. Të shtojmë bashkëpunimin në fushën e financave, ndërtimit të infrastrukturës, dixhitalizimit etj., dhe të marrim aktivisht masa për të lehtësuar shkëmbimet njerëzore. Të realizojmë sa më herët planin strategjik të bashkëpunimit të vitit 2020 kino-europian," tha Yang.

Zonja Mogherini nënvizoi në fjalën e saj se Kina dhe Europa duhet të zhvillojnë marrëdhënie më të forta dhe marrin masa për të forcuar bashkëpunimin e tanishëm.

"Ne ramë dakord për zhvillimin investimeve dypalëshe, duke nxitur bisedimet për Traktatin e Investimeve. Dëshirojmë që marrëdhënia dypalëshe të mund të mbetet në nivelin e mirë të tanishëm. Ne diskutuam për ndërtimin e infrastrukturës, bashkërendimin e politikave të lidhjes dhe shkëmbimin e ndërsjellë, për shembull bashkërendimin midis 'fondit strategjik të investimit të BE-së' dhe strategjisë 'një brez dhe një rrugë', këto do të janë tema të rëndësishme gjatë takimit të udhëheqësve," u shpreh Mogherini.

Lidhur me zgjidhjen divergjencave midis Kinës dhe BE-së Mogherini theksoi:

"Marrëdhënie kino-europiane janë shumë të pjekura, të dyja palët mund të rishikojnë sukseset e kaluara dhe mund të përballojnë dallimet dhe problemet e vështira, dallimet mund t'i zgjidhim veçanërisht nëpërmjet bashkërendimit konstruktiv."

Gjatë takimit të martën në Pekin, të dyja palët pranuan të forcojnë kontaktet dhe bashkërendimin mbi problemin e Iranit, luftën kundër terrorizimit, përballimin e ndryshmit të klimës dhe problem të tjera të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China