PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti i Kinës i bashkohet ecjes historike të Bandung-ut
2015-04-24 11:32:24 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë të Azisë dhe Afrikës morën pjesë të premten në ceremoninë përkujtimore të Konferencës së Bandung-ut të vitit 1955.

"Ecja historike" nga Hoteli Homann deri në Gedung Merdeka, e njohur si shtëpia e pavarësisë, ishte pjesë e ngjarjeve historike për të kujtuar 60-vjetorin e mbledhjes së dy kontinenteve në qytetin indonezian.

Duke ndjekur gjurmët e paraardhësve të tyre, udhëheqësit kishin si qëllim të tregonin vendosmërinë për të kujtuar dhe shtyrë përpara frymën e solidaritetit, miqësisë dhe bashkëpunimit të Bandung-ut.

Samiti i këtij viti i mbajtur nën temën: "Forcimi i Bashkëpunimit Jug-Jug dhe Nxitja e Paqes dhe e Prosperitetit Botëror," mblodhi së bashku udhëheqësit e afro 100 kombeve aziatike dhe afrikane si dhe organizatave ndërkombëtare. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China