PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi u kërkon vendeve të pasura të heqin kushtet politike për ndihmat
2015-04-22 16:51:00 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u zotua për të shtuar lidhjet me partnerët e Azisë dhe të Afrikës të mërkurën, ndërsa i drejtohej me një fjalim Konferencës Azi – Afrikë në Xhakarta të Indonezisë. Ai u kërkoi vendeve të zhvilluar të përmbushin angazhimet e tyre dhe rritjen e ndihmës për vendet në zhvillim pa u vënë atyre kushte politike.

"Duke punuar ngushtë së bashku, vendet e Azisë dhe të Afrikës do të fitojmë shumë më tepër sesa forca e tyre e kombinuar së bashku mund të prodhojë. Ne duhet t'i përmbahemi qasjes së fitores së dyanshme të zhvillimit të përbashkët që i përshtatet strategjisë sonë të zhvillimit, kështu që ne mund të kthejmë më të fuqishmen e kontinenteve tona në forcë ekonomike, duke thelluar bashkëpunimin rajonal dhe ndër rajonal si dhe nxitur lirinë e tregtisë dhe të investimeve," tha Xi.

Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e Kinës për të ndihmuar botën në zhvillim.

"Deri në fund të këtij viti, Kina do të zgjerojë trajtimin me tarifa zero 97 për qind të artikujve të taksueshëm nga vendet pak të zhvilluara që kanë marrëdhënie diplomatike me Kinën, dhe gjithashtu Kina do të vazhdojë të japë ndihmë vendeve në zhvillim pa vendosur kushte politike. Kina do të punojë më të gjitha palët për të ndërtuar brezin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe Rrugën Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të. Së bashku ne do të nisim Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore duke përdorur në mënyrën e duhur Fondin e Rrugës së Mëndafshit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Bashkëpunimin Jug-Jug," shtoi presidenti Xi.

"Vendet e Azisë dhe të Afrikës duhet të shtojnë bashkëpunimin dhe forcojnë marrëdhëniet me vendet në zhvillim në Amerikën Latine dhe në rajonin e Paqësorit të Jugut, shkëmbejnë idetë politike dhe zgjerojnë dialogun për çështje rajonale dhe ndërkombëtare, në mënyrë që të ruajnë paqen në botë dhe nxitjen e forcës së përbashkët të zhvillimit," shtoi ai.

Xi mbërriti në Indonezi vonë të martën për samitin Azi – Afrikë dhe përkujtimin e historik të Konferencës së Bandung-ut të vitit 1955. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China