PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi: Kina e Pakistani do të qëndrojnë e përparojnë gjithmonë së bashku
2015-04-21 21:24:19 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti kinez Xi Jinping u shpreh të martën se Kina dhe Pakistani do të ecin gjithmonë përpara së bashku dhe populli kinez do të qëndrojë gjithmonë përkrah popullit pakistanez.

Xi i bëri këto komente në fjalën e mbajtur në një sesion të përbashkët të parlamentit të Pakistanit.

Numri një i shtetit kinez e përshkroi Pakistanin si mik besnik i Kinës, duke thënë se marrëdhëniet mes tyre janë të bazuara në besimin dhe mbështetjen e ndërsjellë.

Z. Xi gjithashtu i vlerësoi përpjekjet e palës pakistaneze kundër terrorizmit, duke thënë se Pakistani ka qëndruar gjithmonë në vijën e parë të frontit në luftën kundër terrorizmit dhe ka bërë sakrifica të mëdha.

Për marrëdhëniet e gjithanshme Kinë-Azi Jugore, presidenti kinez tha se një Azi Jugore paqësore dhe e qëndrueshme përputhet me interesat e Kinës.

Xi Jinping ndodhet në Islamabad për vizitën e vet të parë zyrtare në Pakistan. Po sot ai do të shkojë në Indonezi për të marrë pjesë në Samitin Aziatik-Afrikan dhe veprimtaritë përkujtimore me rastin e 60-vjetorit të Konferencës së Bandungut. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China