PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti kinez Xi Jinping takon homologun pakistanez Mamnoon Hussain
2015-04-21 20:30:48 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të martën në Islamabad me presidentin e Pakistanit Mamnoon Hussain.

Xi Jinping vuri në dukje se vitin e kaluar homologu i tij pakistanez e vizitoi dy herë Kinën, ndërsa ai e zgjodhi Pakistanin si ndalesën e parë të turneut të tij të parë të vizitave jashtë vendit për këtë vit, gjë që tregon se të dy vendet kanë marrëdhënie të ngushta mes tyre. Presidenti Xi Jinping shprehu shpresën se vizita e tij do të forcojë miqësinë tradicionale dhe do të nxitë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, në dobi të popujve të tyre.

Numri një i shtetit kinez theksoi se në fazën tjetër të dy palët do të vazhdojnë vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë, do të forcojnë dialogun strategjik dhe do të ruajnë drejtimin e duhur të marrëdhënieve dypalëshe. Ai u shpreh se të dy palët duhet ta vënë në fokus ndërtimin e Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan, duke u përqendruar në katër drejtime - porti i Gwadarit, energjetikë, infrastrukturë e bashkëpunimin industrial - dhe duke krijuar kornizën strategjike për bashkëpunimin konkret mes tyre.

Presidenti pakistanez Mamnoon Hussain shprehu nga ana e tij mikpritjen për vizitën e presidentit Xi Jinping dhe falënderoi Kinën për përkrahjen që i ka dhënë Pakistanit në shumë fusha. Hussain theksoi se pala pakistaneze këmbëngul në politikën e një Kine dhe mbështet me vendosmëri qëndrimet e qeverisë kineze në çështjet me interes themelor për Kinën. (Xu Guang/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China