PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti Xi ndan Çmimet e Miqësisë në Pakistan
2015-04-21 09:13:27 CRI Komenti juaj Printoni
Gjatë vizitës në Pakistan, presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë të hënën në ceremoninë e ndarjes së "Çmimeve të Miqësisë", për individë dhe grupe, me motivacion për kontributin e dhënë në promovimin e miqësisë midis dy vendeve.

I shoqëruar nga homologu pakistanez, Mamnoon Hussain kreu kinez i shtetit i dorëzoi Çmimet e Miqësisë me 5 Parimet e Bashkekzistencës Paqësore, kreut të Komitetit të Përhershëm të Senatit për çeshtjet e mbrojtjes së Pakistanit, Mushahid Hussain Sayed, i cili ka promovuar për një kohë të gjatë Kinën në Pakistan, rojës së Parkut Përkujtimor të Kinës, Ali Ahmad Jan, i cili për një periudhë 37 vjeçare ka kryer këtë detyrë si dhe ish ambasadorit të Pakistanit në Kinë, Massod Khan.

Ndër grupet e dekoruara për kontributin e dhënë në forcimin e miqësisë kino-pakistaneve janë Universiteti Kombëtar i Gjuhëve Moderne i Pakistanit, në të cilin është themeluar i pari institut Konfuci në vend, të gjitha shoqatat e miqësisë Pakistan-Kinë, të cilat kanë lehtësuar shkëmbimet njerëzore dypalëshe, duke kultivuar tek të rinjtë dashurinë për Kinën, Kolegji Kombëtar i Manaxhimit, që promovon komunikimin midis dy qeverive dhe dy vendeve, si dhe ekipi mjekësor pakistanez, pjesmarrës vullnetar pas tërmetit të vitit 2008 në Wenchuan.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, presidenti Xi vlerësoi forcimin e miqësisë midis Kinës dhe Pakistanit, duke shprehur mirënjohje për pakistanezët, që promovojnë miqësinë dypalëshe.

Kreu kinez i shtetit Xi Jinping nisi vizitën e tij të parë zyrtare në Pakistan, të hënën me takimin me kryeministrin Nawaz Sharif. Të dy vendet kanë publikuar një deklaratë të përbashkët për shtyp, ku shprehet vendosmëria për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, në nivel të partneritetit strategjik. Të martën presidenti Xi do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Pakistanit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China