PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Presidenti kinez mbërrin për vizitë zyrtare në Pakistan
2015-04-20 20:11:00 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti të hënën në kryeqytetin e Pakistanit Islamabad, për vizitën e vet të parë zyrtare në këtë vend.

Pakistani është ndalesa e parë e turneut të parë jashtë vendit të kreut kinez të shtetit Xi Jinping këtë vit. Gjatë vizitës dyditore, z. Xi do të takohet me presidentin pakistanez Mamnoon Hussain, kryeministrin Nawaz Sharif dhe udhëheqës të tjerë, si edhe me përfaqësues të qarqeve të ndryshme, për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët.

Vizita pritet të përqendrohet në forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe shtimin e ritmeve të ndërtimit të Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan, që është një rrjet rrugësh, hekurudhash dhe veprash energjetike që lidhin portin Gwadar të Pakistanit me Rajonin Autonom Xinjiang-Ujgur të Kinës.

Të dy palët planifikojnë të nënshkruajnë një paketë marrëveshjesh në fusha të tilla si energjetika, infrastruktura, tregtia dhe bashkëpunimi ekonomik.

Kina është partnerja më e madh tregtare e Pakistanit. Statistikat zyrtare tregojnë se tregtia dypalëshe vitin e kaluar i kaloi 16 miliardë dollarët , duke shënuar një rritje vjetore 12.57 për qind. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China