PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Poloni, mijëra vetë marshim në homazh të viktimave të Holokaustit
2015-04-17 09:40:57 CRI Komenti juaj Printoni

Disa mijëra hebrenj të ardhur nga Izraeli dhe vende të tjera të botës morën pjesë në marshimin në homazh të viktimave të Holokaustit në zonën e ish-kampit të tmerrshëm.

Në 'Marshin e të Gjallëve', rrugë në këmbë prej 3 km nga Auschwitz në Birkenau, morën pjesë shumë prej të mbijetuarve.

Organizatorët e marshimit thanë se shpresojnë që ky aktivitet do të nxisë të rinjtë e sotëm të studiojnë historinë e Holokaustit dhe të shqyrtojnë rrënjët e intolerancës dhe urrejtjes.

Jam një hebre dhe vij këtu për të parë se çfarë mund të kenë përjetuar paraardhësit e mi pothuajse 70 vjet më parë. Mendoj se është e rëndësishme për mua dhe për çdo hebre të vijë dhe të shohë çfarë ndodhi me njerëzit tanë."

Marshimi i parë i të gjallëve u mbajt në vitin 1988.

Këtë javë shënohet 70-vjetori i çlirimit të kampeve naziste të përqendrimit në Poloni, rreth përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China