PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Turqia aplikon zyrtarisht për anëtarësim në BIIA
2015-03-27 15:40:22 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Financave e Kinës bëri të ditur të enjten se po atë ditë Turqia i ka dorëzuar zyrtarisht palës kineze kërkesën për pranim në Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BIIA) si anëtare themeluese.

Ministria e Financave e Kinës tha se pala kineze e mirëpret vendimin e palës turke. Nëse aplikimi del me sukses, Turqia do të bëhet anëtare themeluese e BIIA-s më 10 prill.

Ditët e fundit, zgjerimi i BIIA-s ka hyrë në pikën kulmore. Nga 12 marsi deri më tani, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu, Zvicra dhe Austria kanë vendosur të anëtarësohen në BIIA, ndërsa Kanadaja, Australia dhe Koreja e Jugut po e shqyrtojnë një gjë të tillë.

Sekretari i përgjithshëm i Sekretariatit të Përkohshëm Shumëpalësh të BIIA-së Jin Liqun u shpreh se, deri në fund të marsit, kur përfundon pranimi i aplikimeve, numri i anëtarëve themelues të BIIA-së pritet të arrijë mbi 35. (Çang Çuo/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China