PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Indonezi, marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit
2015-03-27 09:38:42 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina dhe Indonezia kanë nënshkruar një marrëveshje të re ekonomike dhe politike, që përfshin një plan 5-vjeçar për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe strategjike.

Marrëveshja u nënshkrua pas një takimi të presidentit kinez Xi Jinping me homologun e tij indonezian Joko Widodo në Pekin.

"Ne ramë dakord të njoftojmë bashkërisht një partneritet gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës dhe Indonezisë, për të nxitur shkëmbimet me përfitime të ndërsjella dhe për të forcuar bashkëpunimin. Ne kemi hartuar një plan gjithëpërfshirës strategjik për bashkëpunimin në pesë vjetët e ardhshëm. Ne do ta bëjmë bashkëpunimin frytdhënës për të mirën e të dy popujve," theksoi presidenti Xi Jinping.

Nga ana e tij, presidenti indonezian Joko Widodo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë krijimin e Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore:

"Indonesia e nxit bashkësinë ndërkombëtare të përkrahë krijimin e Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore të ideuar nga Kina, si pjesë e rëndësishme e sistemit ndërkombëtar financiar."

Ndërkohë, presidenti kinez Xi Jinping u takua po të enjten në Pekin edhe me presidentin e ri të Sri-Lankës Maithripala Sirisena.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Sirisena-s në Kinë që prej zgjedhjes si president në janar.

Ndër diskutimet mes dy krerëve të shteteve përfshihej edhe vendimi i fundit për të ndërprerë projektin e mbështetur nga Kina për ndërtimin e një qyteti-port në kryeqytetin e Sri-Lankës Kolombo. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China