PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
ShBA-Kinë,tip i ri i marrëdhënieve midis fuqive
2015-03-15 12:13:18 CRI Komenti juaj Printoni

Në konferencën e shtypit të zhvilluar të dielën në Pekin,gazetari i "China Daily" tha se disa njerëz shprehen se Kina është fuqia e parë ekonomike botërore. Në këtë kontekst ai pyeti për marrëdhëniet kino-amerikane.

Li Keqiang- Unë i kam dëgjuar këto opinione kur kam vizituar vende të ndryshme. Por sipas të dhënave statistikore me autoritet, Kina është ekonomia e dytë në botë. Gjatë festës së pranverës vizitova dy familje të varfra në perëndim të vendit. Familja e parë ishte aq e varfës sa djali i saj nuk martohej dot. Ndërsa në familjen e dytë mësova se vajza e tyre nuk festonte vitin e ri me prindërit se punonte, për të paguar shkollimin e djalit. Ndjehem keq kur mësoj se ka familje në Kinë që përballen me varfërinë. Sipas standardit të Bankës Botërore, Kina, me popullsinë prej 200 milionë njerëzish, është me të vërtetë një vend në zhvillim. Zhvillimi i Kinës është një kontribut i madh në ekonominë botërore. Për zhvillimin e Kinës nevojitet një ambjent paqësor në botë dhe në të njëjtën kohë, Kina po mban gjithnjë e më shumë detyrime ndërkombëtare.

Përsa u përket marrëdhënieve kino-amerikane, këto janë marrëdhëniet midis vendit nr.1 në zhvillim dhe vendit nr.1 të zhvilluar. Dëshirojmë të krijomë marrëdhëniet e tipit të ri midis fuqive, me respektim reciprok dhe fitime të përbashkëta. Këtë vit presidenti Xi Jinping do të vizitojë SHBA-në dhe kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ka diferenca midis dy vendeve, por është me rëndësi se dy vendet tona kanë objektiva të përbashkëta për zhvillimin. Të dy vendet po zhvillojnë bisedime për investimet, që kërkojnë kohën e tyre.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China