PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qeveria kineze përmirëson më tej nivelin e jetesës së popullit
2015-03-13 16:43:28 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 改善民生---Gǎi shàn mín shēng ---Përmirësimi i nivelit të jetesës së popullit

Në raportin mbi veprimtarinë e qeverisë të paraqitur në sesionin e dytë të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, kryeministri Li Keqiang u shpreh se në vitin 2014, pavarësisht uljes së rritjes së të ardhurave qeveritare, shpenzimet në fushën e jetesës së popullit zunë mbi 70% të shpenzimeve të përgjithshme qeveritare. Ai premtoi se këtë vit qeveria do të ngrejë nivelin e jetesës së popullit nëpërmjet shtimit të punësimit, shtimit të të ardhurave, ngritjes së nivelit të sigurimeve shoqërore, përsosjes së shërbimit mjekësor, shtimit të strehimit etj.

Punësimi është baza e jetesës së popullit, qeveria kineze zbaton politikën aktive të punësimit, inkurajon studentët e diplomuar të zhvilojnë biznesin e vet dhe i ndihmon banorët me vështirësi të punësohen me qëllim që të krijohet një sistem i përsosur punësimi.

Për të shtuar të ardhurat e popullit, qeveria thellon pandërprerë reformën e sistemit të ndarjes së të ardhurave, bën përpjekje për të zvogëluar dallimin e të ardhurave, shton në mënyra të ndryshme të ardhurat e banorëve të varfër me qëllim që të ardhurat e banorëve të shtohen së bashku me rritjen ekonomike.

Sigurimet shoqërore sigurojnë jetesën bazë të popullit. Në këtë fushë, qeveria kineze nxit reformën e sistemit të ndihmës shoqërore, vijon të ngrejë nivelin më të ulët të sigurimeve për banorët, zbaton në mënyrë të gjithanshme sistemin e ndihmës në raste të jashtëzakonëshme, siguron jetesën e banorëve të varfër, krijon sistemin e përbashkët të sigurimeve të pleqërisë për qytetarët e fshatarët, mbron të drejtat e interesat e grave e të fëmijëve dhe u shërben siç duhet banorëve me aftësi të kufizuar fizike, me qëllim që çdo banor me vështirësi të marrë kujdesin e shoqërisë.

Këtë vit qeveria do të përsosë më tej strehimin duke ndërtuar mbi 7 milionë apartamente për banorët me të ardhurat e ulta dhe do të shtojë numrin e apartamenteve me sipërfaqe të mesme e të vogla, duke nxitur zhvillimin e shëndetshëm të tregut të pasurive të paluajtshme.

Një detyrë tjetër është thellimi i reformës së sistemit shëndetësor. Deri tani në Kinë është krijuar në përgjithësi sistemi i kujdesit shëndetësor dhe në rastet e jashtëzakonshme, sistemi bazë i sigurimeve shëndetësore ka mbuluar mbi 95% të popullsisë. Këtë vit do të përsoset më tej sistemi i mbikëqyrjes e i administrimit të ushqimeve e ilaçeve, pasi qeveria vendosi të ndërmarrë masa më të rrepta të administrimit e dënimit për të garantuar sigurinë ushqimore e të ilaçeve të popullit.

Masat e përmirësimit të jetesës së popullit në Kinë kanë ngjallur interesimin e përdoruesve të internetit nga Shqipëria. Përdoruesja e internetit Era na shpreh mendimet e saj për ca probleme të jetesës së popullit në Shqipëri. Ajo shpreson që qeveria shqiptare t'i kushtojë më shumë rëndësi çeshtjes së pensioneve, sepse të ardhurat nga pensionet e të moshuarve janë të ulta për të përballuar jetesën në Shqiperi. Ashtu si në Kinë, shumë të diplomuar shqiptarë nuk gjejnë punë në profesion, po detyrohen të bëjnë punë të tjera, por për fat të mirë, rroga mesatare po rritet.

E falenderojmë Erën për vëmendjen ndaj Radio Ejani dhe theksojmë se problemet e pensioneve e të punësimit janë njësoj në Kinë e në Shqipëri dhe jemi të bindur se me përpjekjet e të dy qeverive, niveli i jetesës së popujve tanë do të përmirësohet . (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China