PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina forcon luftën kundër korrupsionit
2015-03-12 15:54:21 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 惩治腐败---Chéng zhì fǔ bài----Ndëshkimi i korrupsionit


 

Nëse votohet për ngjarjen më tërheqëse në politikën e Kinës në dy vitet e fundit, padyshim lufta kundër korrupsionit do të jetë zgjedhja e shumicës. Sipas statistikave, pas Kongresit të 18-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës zhvilluar nëntorin e vitit 2012, me goditjen e rreptë kundër korrupsionit, 39 deputetë të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës dhe 12 anëtarë të komitetit kombëtar të Konferencës Konsultative Politike, humbën mandatin për shkak të shkeljes së disiplinës.

Ndëshkimi i disa funksionarëve të lartë të partisë dhe të shtetit në nivelin e ministrit e më sipër, të korruptuar si Zhou Yongkang, Xu Caihou, Su Rong etj., shfaqi plotësisht vendosmërinë e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës me presidentin Xi Jinping në krye, për të luftuar korrupsionin.

Udhëheqja e ka theksuar shumë herë: "Pavarësisht se në çfarë poste të lartë janë, ata që shkelin disiplinën e Partisë dhe ligjin, do të ndëshkohen rreptë."

Në mesin 55 funksionarëve të lartë të korruptuar të ndëshkuar, që ndryshe quhen dhe "Tigri i madh", përfshihen funksionarë të lartë të institucioneve qendrore shtetërore, udhëheqës vendorë të partisë, drejtues të lartë të ushtrisë, drejtorë të lartë të ndërmarrjeve shtetërore, madje edhe funksionarë të institucioneve të disiplinës e të prokurorisë. Krahas atyre në detyrë, funksionarët e lartë të korruptuar të dalë në pension nuk mund të përjashtohen nga ndëshkimi.

Krahas funksionarëve të lartë, nëpunësit e korruptuar në institucionet shtetërore nuk shmangen nga ndëshkimi ligjor. Në vitin 2013, institucionet e disiplinës dhe të prokurorisë të mbarë vendit morën mbi 1.2 milionë denoncime. Pas hetimeve, autoritetet ndëshkuan më se 180 mijë zyrtarë partiakë që kishin abuzuar me detyrën dhe shkelur disiplinën.

Në të njëjtën kohë, Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës ka shpejtuar hartimin e ligjit kundër korrupsionit. Në një konferencë shtypi të organizuar pak ditë më parë, shefi i zyrës së ligjit penal i Komisionit të Ligjeve, pranë Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Wang Aili, vuri në dukje se ligjvënësit kinezë kanë shtuar përpjekjet për hartimin e ligjeve më të rrepta në luftën kundër korrupsionit.

Sipas tij, ligjvënësit po marrin në konsideratë rishikimin e Kodit Penal për ndryshimin e disa kritereve lidhur me ndëshkimet e shkelësve të akuzuar për mitmarrje dhe përvetësim të paligjshëm.

Ligjvënësit kanë propozuar heqjen e kriterit të pagesës së një shume të caktuar monetare kundrejt tre kategorive të dënimeve, sipas shkallës së krimit të kryer.

Wang Aili theksoi se do të vendosen dënime më të rënda ndaj personave që gjenden fajtorë për dhënie ryshfeti. Projektligjit i shtohen dispozita të reja lidhur me ata që u japin ryshfet zyrtarëve të shtetit dhe familjarëve të tyre për realizimin e interesave të paligjshme, shtoi Wang.

Lufta e rreptë kundër korrupsionit në Kinë ka tërhequr vëmendjen e gjerë të botës. Përdoruesi Sejdi Veseli u shpreh se rezultati i luftës kundër korrupsionit në Kinë është pozitivisht i dukshëm. Përdoruesja tjetër Anila Çepani shprehu shpresën që kjo luftë të ketë rezultate më efikase.

Për ta goditur korrupsionin, Kina ka krijuar sistemin e bashkëpunimit juridik me shumë vende. Në vitin 2014, Kina zhvilloi jashtë vendit operacionin "Gjuetia e dhelprës" dhe arrestoi shumë persona të dyshuar për krime financiare. Krahas këtyre, Kina ka nënshkruar 91 marrëveshje ekstradimi e bashkëpunimi penal me vende të ndryshme që mbulojnë të gjithë kontinentet e botës. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China