PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pekin, reduktohet djegia e qymyrgurit për të përmirësuar ajrin
2015-03-07 10:44:41 CRI Komenti juaj Printoni
Pekini do të reduktojë me 4 milionë tonë djegien e qymyrgurit, mbyllë 300 fabrika dhe nxjerrë jashtë përdorimit 200 mijë automjete brenda vitit 2015.

Zëvendëskryetari i Bashkisë, njëherësh deputet i Asamblesë Kombëtare Popullore Li Shixiang, tha se djegia e qymyrgurit, reduktimi i numrit të automjeteve, reduktimi i ndotësve të mjedisit dhe reduktimi i shkarkimit të pluhurave do të vazhdojë me qëllim mbajtjen nën kontroll të ndotjes në kryeqytet.

Pekini, qyteti i Tianjin-it dhe provinca Hebei formuluan një plan të përbashkët për herë të parë vitin e kaluar për të trajtuar ndotjen e ajrit, plan i cili ka dhënë disa rezultate pozitive.

Vetëm Pekini ka mbyllur ose larguar 294 fabrika ndotëse në vitin 2014. Por edhe pas reduktimit të ndotësve, qytetit do t'i duhet të djegë 15 milionë tonë qymyrguri. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China