PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping zotohet të luftojë 'me dorë në hekurt' ndotësit e mjedisit
2015-03-07 10:43:27 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti kinez Xi Jinping ka premtuar dënime të ashpëra për çdo ndotës të paligjshëm, në vendin e mbuluar nga smogu.

Udhëheqësi kinez e bëri këtë zotim të premten, ndërsa merrte pjesë në shqyrtimin e raportit të punës të Këshillit të Shtetit së bashku me deputetë të Asamblesë Kombëtare Popullore nga provinca lindore Jiangxi.

Xi Jinping u bëri thirrje kinezëve ta mbrojnë mjedisin ashtu siç kujdesen për "sytë e dhe jetën e tyre", duke treguar vendosmërinë e tij për të frenuar përhapjen e ndotjes që ka përfshirë ekonominë e dytë më të madhe të botës.

Vërejtjet e tij erdhën në një linjë me raportin e punës së qeverisë që bëri thirrje për mbrojtje më të mirë të mjedisit në vendin më të populluar në botë.

Raporti i qeverisë thekson gjithashtu se Kina do të ulë shkarkimin e dyoksidit të karbonit me të paktën 3,1 për qind këtë vit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China