PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang: Në 2014 Kina thelloi reformat dhe hapjen
2015-03-05 09:34:41 CRI Komenti juaj Printoni

 

Gjatë vitit të kaluar, Kina thelloi reformat dhe hapjen, duke nxitur gjallërinë e zhvillimit ekonomik e shoqëror. Këtë e deklaroi kryeministri kinez Li Keqiang të enjten në raportin e tij të punës të mbajtur me rastin e dy sesioneve të Kinës.

"Nëpërmjet thellimit të gjithanshëm të reformave, kemi gjallëruar tregun, duke përballuar rënien ekonomike. Kemi zgjidhur disa probleme të vështira, duke çuar përpara reformat në ekonomi, politikë, kulturë, mbrojtjen mjedisore, etj.," u shpreh Li Keqiang.

Shefi i qeverisë kineze shtoi gjithashtu se vitin e kaluar, Kina ka nxitur në mënyrë praktike reformat në disa sektorë kryesorë. Në sistemin tatimor e fiskal është përpiluar një projekt reformues, duke zvogëluar më shumë se 1/3 shpenzimet e posaçme dhe duke shtuar përqindjen e shpenzimeve të zakonshme. Ndërkohë, është forcuar menaxhimi i borxheve në qeverisjen vendore.

Krahas këtyre, thjeshtimi i procedurave qeverisëse është një tjetër pikë kryesore e reformave. Gjatë gjithë vitit 2014, sektorët e Këshillit të Shtetit kanë dhënë të drejtat e shqyrtimit në 246 në projekte të ndryshme, duke rishkruar listën e shqyrtimit mbi investimet dhe duke lehtësuar në mënyrë të dukshme sferën e shqyrtimit.

"Në 2014, kemi nxitur reformat dhe zhvillimin nëpërmjet hapjes dhe kemi zgjeruar zonën eksperimentale të tregtisë së lirë në Shangai, duke krijuar zonat pilot në Guangdong, Tianjin dhe Fujian. Kështu, është stablizuar eksporti dhe është shtuar importi. Në 2014 janë shfrytëzuar investimet direkte të huaja me nivelin prej 119.6 miliardë dollarësh amerikanë, duke u renditur në vendin e parë të botës," bëri të ditur kryeministri Li Keqiang.(Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China