PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bisedimet mbi problemin bërthamor të Iranit në fazën përfundimtare
2015-03-05 09:55:30 CRI Komenti juaj Printoni

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të OKB-së në Vjenë Cheng Jingye deklaroi të mërkurën se bisedimet mbi problemin bërthamor të Iranit kanë hyrë në fazën përfundimtare. Grupi negociator i 6 shteteve (SHBA-ja, Britania, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania) dhe Irani është shprehur se ka një përshpejtim të bisedimeve dhe zgjidhja e çeshtjeve kyçe është e afërt.

"Dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit, theksoi Cheng Jingye. Sipas tij pala kineze vlerëson mbajtjen e premtimit nga Irani për "veprimtari të përbashkëta" për të cilin u ra dakord ndërmjet përfaqësuesve të 6 shteteve dhe Iranit në nëntor të vitit 2013. Cheng nënvizoi se Kina i bën thirrje Iranit të forcojë më tej bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike për të nxitur zgjidhjen e problemit. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China