PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xinjiang, emëron mbi 2.000 zyrtarë të administratës publike
2015-02-27 18:13:10 CRI Komenti juaj Printoni

Provinca veriperëndimore e Xinjiang ka promovuar 2,138 zyrtarë të administratës publike muajin e kaluar.

Gjatë tre viteve të fundit, Xinjiang ka emëruar 200.000 nënpunës civilë në zonat e saja rurale për të ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së jetës të banorëve.

Kjo është një shtytje nga ana e qeverisë për t'i dhënë zyrtarëve të qytetit eksperiencë në zonat e pazhvilluara rurale. Në mars të 2014-ës, 70.000 kuadro nga departamentet qeveritare, institucionet publike dhe nga ndërmarrjet shtetërore u caktuan për një vit punë në fshatra, në filjale të fermave shtetërore dhe në komunitete të ndyshme.

Kryetari i komisionit të partisë komuniste të Kinës në Xinjiang, Zhang Chunxian deklaroi se kuadrot kanë bërë një punë të shkëlqyer në përmirësimin e jetes në fshatra.

Sipas Komisionit rajonal të partisë komuniste të Kinës, 2,26 miliard juan ose (367.7 milion dollarë amerikanë) janë vënë në dispozicion të infrastrukturës, energjitikës, etj..(RAELA)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China