PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqi, ministri i Financave: Nuk ka përplasje me kreditorët
2015-01-29 10:06:26 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e re e majtë e Greqisë nuk kërkon përplasje me kreditorët ndërkombëtarë, por kërkon një marrëveshje të re për të trajtuar problemin e borxhit, tha të mërkurën ministri i sapoemëruar i Financave Yanis Varoufakis.

"Ne do t'i japim fund skenarëve që flet shtypi për përplasje me kreditorët. Nuk do të ketë duel midis qeverisë sonë dhe Bashkimit Europian. Nuk do të ketë kërcënime," tha Varoufakis për mediat gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës në Ministrinë e Financave në Athinë.

Ai hodhi poshtë programin ashpër shtrëngues që zbatohet që nga viti 2010 nën marrëveshjen e shpëtimit të rënë dakord me huadhënësit, Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke e quajtur si një "gabim toksik."

Ai tha se koalicioni i ri qeverisës i drejtuar nga e majta radikale SYRIZA me partinë e djathtë Grekët e Pavarur, do të kërkojë arritjen e një marrëveshje të përkohshme me huadhënësit për të zëvendësuar programet e mëparshme me një marrëveshje të re për të trajtuar krizën e borxhit grek në një qasje të ndryshme. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China