PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina po verifikon situatën për Portin e Pireut
2015-01-28 20:11:22 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e re greke deklaroi se do të ndalojë privatizimin e Portit të Pireut ndaj kompanisë kineze COSCO dhe 4 kompanive të tjera, dhe do të rivlerësojë marrëveshjen e blerjes së aksioneve të COSCO-s. Për këtë, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying reagoi të martën se Kina ka parë raportin dhe po verifikon situatën me Greqinë.

Hua tha se që prej shpërthimit të krizës ekonomike në vitin 2008 konglomerati kinez "COSCO" ka marrë të drejtën ekskluzive të 2 terminalëve të Portit të Pireut dhe me përpjekjet dypalëshe projekti ka qenë reciprokisht i favorshëm dhe fitimprurës si dhe një model i bashkëpunimit dypalësh.

Zëdhënësja e diplomacisë kineze tha se Kina beson se të dyja vendet kanë vullnetin e mirë për vazhdimin e bashkëpunimit, për nxitjen e progresit të ri në fusha të ndryshme, në të mirë të dy vendeve dhe dy popujve.

Të hënën, kreu i partisë së ekstremit të majtë "SYRIZA", Alexis Tsipras u betua si kryeministri i ri grek pas fitores në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Një nga vendimet e para të shpallura nga qeveria e re ishte pezullimi i shitjes së 67 për qind të aksioneve të Portit të Pireut, raportoi Reuters, duke cituar një prej zyrtarëve grek të ketë thënë se qeveria e SYRIZA-s do të rishikojë marrëveshjen me COSCO-n, për të mirën e popullit grek.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China