PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
2015-01-23 09:40:05 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria përkrah aderimin në NATO të Maqedonisë dhe i dëshiron vendit fqinj të bëhet sa më parë anëtar me të drejta të plota i kësaj Aleance. Këtë e deklaroi të enjten ministrja shqiptare e mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë takimit në Shkup me homologun maqedonas Zoran Jolevski.

Të dy ministrat nënvizuan se Shqipëria dhe Maqedonia janë të vendosura në luftën kundër terrorizmit, si dhe kundër çdo kërcënimi ndaj paqes, sigurisë së qytetarëve dhe vlerave demokratike.

Ndërkohë, gjatë takimit me presidentin maqedonas George Ivanov, Kodheli theksoi se Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv në marrëdhëniet me Maqedoninë edhe në kohë tensionesh ndëretnike. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China