PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Destinacionet turistike dimërore në Shqipëri
2015-01-20 14:07:43 CRI Komenti juaj Printoni

Sportet dimërore janë një aventurë e vërtetë. Ja disa destinacione perfekte për të provuar një aventurë të tillë në Shqipëri.

1. Fshati turistik i Dardhës

Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. 20 km në juglindje të Korçës, në një lartësi 1 344 m, Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre.

2. Razma

Fshati i Razmës ndodhet rreth 41 km në veri të Shkodrës, është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Ka nje klime tipike malore, ajer shumë të pastër e me vlera kurative me shtëpi karakteristike alpine të banorëve të zonës që presin vizitorë. Mishi i pjekur dhe gatimet e brumit janë ushqimi tradicional i zonës.

3. Mali i Dajtit

Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit Tiranë dhe parku është një zonë ku rriten disa gjitare të mëdhenj, si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj. Mali i Dajtit quhet "ballkoni i Tiranës", për pamjen e bukur që të fal në çdo stinë të vitit. Ka disa vite që në Malin e Dajtit ju ofrohet një shërbim mjaft komod dhe i këndshëm, ai i transportit me teleferik, nga rrëza e Dajtit e deri në majë të tij. Vizitorët mund ta përshkojnë rrugën ajrore të Dajtit vetëm për 15 min.

4. Voskopoja

Ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllajë 1160 m mbi nivelin e detit. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Natyra e qetë dhe e bardhë është arsyeja kryesore që tërheq qindra shqiptarë për të kaluar pushimet e fundvitit në Voskopojë. Kuzhina tradicionale e me ushqime bio është një tjetër arsye që i nxit turistët të marrin serish rrugën drejt Voskopojës. Gjatë dimrit në lokale gatimet më të preferuara mbeten mishi i pjekur, lakrori dhe turshitë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China