PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Edward Snowden fiton çmim në Suedi
2014-12-02 09:57:41 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ish-punonjësi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) Edward Snowden u ka kërkuar përsëri Kombeve të Bashkuara të mbrojnë më mirë lirinë e medias.

Snowden-i e bëri thirrjen nëpërmjet një lidhjeje me video të hënën, kur iu dha Çmimi i Fondacionit suedez për të Drejtën e Jetesës. Ai u shpreh:

"Unë vetë kam jetuar në mërgim për më shumë se një vit e gjysmë dhe gjërat ka pak gjasa që të ndryshojnë së shpejti, por ia vlen. I gjithë çmimi që kemi paguar, të gjitha sakrificat që kemi bërë, besoj se do t'i bënim përsëri - e di që unë do t'i bëja përsëri."

Snowden-i ka marrë azil në Rusi, teksa në Shtetet e Bashkuara përballet me akuzat për rrjedhjen e informacionit të klasifikuar të qeverisë.

Babai i tij Lonnie Snowden ishte në Stokholm për ceremoninë:

"Tani ai është një azilant, ai po jeton në mërgim, i ndjekur penalisht nga vendi i vet se ka thënë të vërtetën. Kështu që unë jam mirënjohës që ai është në Rusi, shumë mirënjohës. Unë shpresoj se një ditë ai do ta ketë mundësinë për të udhëtuar në Suedi, për të udhëtuar në Gjermani."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China