PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Europa pezullon një pjesë të sanksioneve ndaj Iranit
2014-11-26 10:30:31 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli Europian shpalli të martën pezullimin e një pjese të sanksioneve të vendosura ndaj Iranit deri më 30 qershor 2015. Në të njëjtën kohë, gjashtët vendet përkatëse të problemit bërthamor iranian - ShBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Rusia, Kina dhe Gjermania - vendosën së bashku me Iranin zgjatjen e afatit të "Planit të Përbashkët të Veprimit" deri në fund të qershorit të ardhshëm.

BE-ja bëri të ditur se një pjesë e sanksioneve ndaj Teheranit do të vazhdojnë, por do të lejohen shërbimet e sigurimeve dhe të transportit lidhur me naftën bruto të eksportuar nga Irani, importimi, blerja e transportimi i produkteve petrokimike të Iranit, si dhe transaksionet e metaleve të çmuara me qeverinë e institucionet publike të Iranit. Por ndërkohë, BE-ja u shpreh se do të vazhdojë mbikëqyrja e rreptë ndaj të gjitha transfertave financiare të lidhura me Iranin. (Wang Xianya)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China