PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hong Kong-arrestohen 80 protestues
2014-11-26 09:37:56 CRI Komenti juaj Printoni


foto nga HongShaokui/www.chinanews.com

Rreth 80 vetë u arrestuan në trazirat në Hong Kong, gjatë ndërhyrjes së policisë për të pastruar zonën Mong Kok. Kjo masë pason vendimin e gjykatës për pastrimin e zonës së protestës. Të paktën 3 oficerë policie u plagosën gjatë trazirave.

Korrespondenti i CRI-së Li Jing raporton.

"Operacioni policor mund të zgjasë 2 ose më shumë ditë dhe është ndërhyrja e dytë për pastrimin e zonës, pas protestës pranë Kullës CITIC në Admiralty, javën e kaluar. Disa nga protestuesit thonë se vendimi gjyqësor është i paqartë dhe përbën një veprim pengues. Ndërsa protestues të tjerë kanë deklaruar se do të qëndrojnë në shesh edhe nëse arrestohen nga policia. Ende në ishullin Hong Kong vërehen rrugë të bllokuara nga barrikadat dhe çadrat e kampingut. Është gati e pamundur të udhëtosh në këto rrugë dhe askush nuk e di saktësisht se kur do të përfundojë kjo lëvizje."


foto nga HongShaokui/www.chinanews.com

Muajin e kaluar Gjykata e Lartë e Hong Kongut urdhëroi përmes një vendimi paraprak ndalimin e bllokimit të rrugëve të zonës Mong Kok nga protestuesit.Ndërsa vendimi i fundit i gjykatës erdhi pasi taksitë dhe furgonët nuk arrinin të qarkullonin në rrugët e paralizuara të qytetit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China