PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, ulja e normës së interesit nxit tregun e kapitaleve
2014-11-25 16:49:28 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 降息---Jiàng xī---Ulja e normës së interesit

Qysh nga 22 nëntori, Banka Popullore e Kinës uli normën e interesin në masë të madhe, që norma bazë e kredisë njëvjeçare të ulet 0.4%, në 5.6%, ndërkohë, liberalizohet dhe përmasa e lëvizjes së interesit të depozitave prej 10%. Kjo është ulja e parë e normës së interesit nga banka qendrore kineze gjatë 28 muajve.

Specialistët janë të mendimit se ulja e normës së interesit do të ushtrojë ndikim të gjerë në tregun e kapitaleve të Kinës dhe të atij botëror si dhe në shumë fusha që kanë të bëjnë me prodhimin dhe jetesën e qytetarëve.


Foto: 文杰 / 东方IC

Ulja e normës së interesit nga Kina ka ngallur një sërë reagimesh në tregun ndërkombëtar të kapitaleve. U shënua një rritje e hovshme në tregjet amerikane dhe evropiane të aksioneve dhe në çmimin e naftës me kontrata me zbatim të ardhshëm. Çmimi i arit kaloi për një kohë 1200 dollarë për ons, ndërsa treguesi "Standard&Poor's" i tregut amerikan të aksioneve shënoi rekord në histori.

Sigurisht, ulja e normës së interesit ushtroi ndikim të drejtpërdrejtë në tregun kinez të aksioneve A. Nga përvoja historike, ulja e normës së interesit është një stimul i fortë për aksionet A. Të hënën, tregu kinez i aksioneve Ashënoi një kulm të ri, qysh pas nëntorit të vitit 2011. Në mëngjesin e të hënës, bursa e Shangait u rrit 1.96%, në 2535 pika, ndërsa bursa e Shenzhenit u rrit 3.11%, në 8591 pika. Analisti i aksioneve Yang Xiaolei shprehet:

"Kjo ulje e normës së interesit, pavarësisht nga përmasa apo çasti, është e papritur për tregun. Treguesi i bursës së Shangait dhe ai i Shenzhenit reagojnë me rekord historik ndaj masës së qendrës. Unë jam i mendimit se pas uljes së normës së interesit, tregu i aksioneve ka mundësi të forcohet vazhdimisht."

Analistët parashikojnë se ulja e normës së interesit do të favorizojë drejtpërdrejt sektorin e pasurive të paluajtshme. Kryeekonomisti i Bankës së Komunikacionit Lian Ping analizoi:

"Për kompanitë e pasurive të paluajtshme, do të ulet kostoja e financimit, ndërsa për qytetarë të thjeshtë, do të pakësohen shpenzimet në shlyerjen e kredive për blerjen e banesave."

Sipas mediave kineze, me tu shpallur ulja e normës së interesit, është gjallëruar tregu i banesave në krahina të ndryshme të Kinës.


Foto: 王可 / 东方IC

Në krahasim me tregun e pasurive të paluajtshme, kanë reaguar më shpejt bankat e nivelit të mesëm dhe të vogël. Shumë banka kanë vënë si prioritet të politikës së tyre interesin e depozitave, që të balancojnë drejtpërdrejt humbjet e klientëve nga ulja e normës së interesit. Kryeekonomisti i departamentit të prognozës ekonomike pranë Qendrës Shtetërore të Informacioneve Wang Yuanhong tha:

"Parimisht, me uljen e normës bazë, do të pakësohen të ardhurat nga interesi për ata që kursejnë para në bankë. Por kësaj here, banka qendrore e zmadhon hapësirën e lëvizjes së interesit të depozitave nga 1.1 herë në 1.2 herë, kështu nëse bankat tregtare do të përdorin në maksimum këtë politikë, do të balancojnë humbjet e klientëve nga ulja e normës së interesit."

Njoftohet se pas kësaj uljeje, banka qendrore kineze do të ulë normën bazë edhe një herë dhe është e gatshme të liberalizojë kufizimin ndaj kredive. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China