PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nuk pati përparime në bisedimet mbi problemin bërthamor të Iranit
2014-11-24 14:29:22 CRI Komenti juaj Printoni
Fjala kyçe: 协议---Xié Yì---Marrëveshje

24 nëntori është dita e fundit e përcaktuar nga palët përkatëse për arritjen e marrëveshjes së gjithanshme të zgjidhjes së problemit bërthamor të Iranit. Raundi i fundit i bisedimeve filloi më 18 nëntor në Vjenë dhe gjatë ditëve të fundit, 6 vendet dhe përfaqësuesi i Iranit zhvilluan konsultime të dendura, por qysh në fillim palët nuk tregohen optimiste për këtë raund bisedimesh . Edhe bisedimet e këtyre ditëve vërtetuan parashikimet.

Përfaqësuesit e palëve i vazhduan bisedimet edhe gjatëfundjavës. Më të zënë ishin sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, ministri i jashtëm i Iranit Javad Zarif si dhe ndërmjetësuesja e bisedimeve, përfaqësuesja e BE-së, Catherine Ashton. Deri më sot, këto tre palët kanë zhvilluar 5 takime trepalëshe për koordinimin e qëndrimeve. Krahas tyre, mbërritën me radhë në Vjenë edhe ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Britanisë, Francës, Rusisë dhe Kinës. Ministrat e jashtëm të 6 vendeve u takuan në Vjenë kryesisht për diskutimin e planit të mëtejshëm të bisedimeve. Sipas njoftimeve të fundit, ka mundësi të pakta që të arrihet marrëveshja e gjithanshme brenda këtij raundi bisedimesh, por palët kanë mundësi të arrijnë një marrëveshje në parim.


(foto nga CFP)

Aktualisht, mosmarrëveshjet kryesore midis palëve përqëndrohen në dy probleme. Së pari, si është niveli i lejueshëm që Irani të ruajë aftësinë bërthamore. Së dyti, kur do të heqin sanksionet ndaj Iranit vendet perëndimore dhe komuniteti ndërkombëtar.

Irani ka ngulur këmbë që të mbrohen të drejtat e tij në përdorimin e energjisë bërthamore në mënyrë paqësore, të lejohet ruajtja e aftësisë së tij në trajtimin e uraniumit për përdorim civil dhe të hiqen sa më shpejt sanksionet ndaj tij.

Bisedimet midis 6 vendeve dhe Iranit mbi zgjidhjen e gjithanshme të problemit bërthamor të Iranit filluan në shkurt të këtij viti, me një pikënisje të mirë. Por me thellimin e bisedimeve, nuk pati përparime të dukshme në problemet thelbësore. Bisedimet u planifikuan të përfundonin më 20 korrik të këtij viti, por nuk u shënua marrëveshje sipas parashikimit, ndaj palët vendosën të zgjatnin bisedimet deri më 24 nëntor. Nga gjendja aktuale, është e pashmangshme që data e marrëveshjes së gjithanshme të shtyhet. Një përfaqësues pjesmarrës në bisedimet mbi problemin bërthamor të Iranit tha të dielën se është e pamundur që të përfundojnë bisedimet në datën e përcaktuar. Ky përfaqësues që nuk deshi të identifikohej tha: "Duke marrë parasysh kohën e kufizuar dhe shumë hollësira të tjera është e pamundur që të arrihet marrëveshja e gjithanshme dhe përfundimtare mbi problemin bërthamor të Iranit para datës 24." Por nuk dihet akoma sa kohë do të shtyhen bisedimet, 6 muaj apo një vit.

Pavarësisht vështirësive të shumta, nga frekuenca e zhvillimit të bisedimeve del se palët kanë "vullnet politik", i cili përbën një bazë të rëndësishme për vazhdimin e bisedimeve. Por vështirësitë në bisedimet janë reale. Nga njëra anë, është e lehtë të arrihet konsensus në parim, por është e vështirë në diskutimin e problemeve konkrete. Nga ana tjetër, qoftë ShBA-ja, qoftë Irani, ndodhen përpara presionit jo të vogël brenda vendit lidhur me problemin bërthamor të Iranit. Këto presione kanë mundësi t'i çojnë përpara bisdemet por edhe ti pengojnë ato. Rruga e bisedimeve të ardhshme mbi problemin bërthamor të Iranit ende është plot zigzage. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China