PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Udhëheqësit e G20-s zotohen për rritje ekonomike
2014-11-17 15:38:01 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala e kyçe: 增长---Rritje---Zēng Zhǎng

Udhëheqësit e ekonomive të G20-s miratuan të dielën Nismën Globale Infrastrukturore, një program shumëvjeçar pune për të nxitur cilësinë e investimeve publike dhe private në infrastrukturë.

Ata u angazhuan në një komunikatë të përbashkët për trajtimin e mangësive në investimet dhe në infrastrukturën globale, gjë që është vendimtare për të nxitur rritjen, krijimin e vendeve të punës dhe produktivitetin.

Në mbylljen e samitit të nëntë parashtrohen masa për nxitjen e rritjes ekonomike dhe punësimin, ndërtimin e një ekonomie më të gjallë globale dhe forcimin e institucioneve të qeverisjes globale.

Kryeministri australian Tony Abbott tha në konferencën e shtypit pas samitit se në pesë vitet e ardhshme, nëse qeveritë e vendeve të ndryshme do të zbatojnë "Planin e Veprimit të Brisbane-it", ekonomia globale do të rritet me 2.1 për qind duke injektuar në të 2 trilionë dollarë në krahasim me parashikimin e tanishëm, si dhe do të rritet vëllimi i prodhimit dhe hapen miliona vende pune.

Për nxitjen e rritjes ekonomike dhe punimit, udhëheqësit ranë dakord të shtojnë investimet në fushën e infrastrukturës.

Kryeministri i Australisë Tony Abbott:

"Është e rëndësishme që të paraqesim një propozim mbi infrastrukturën globale për të zgjidhur mungesën e fondeve për ndërtimin e infrastrukturës në 15 vitet e ardhme. Mekanizmi bazë që do të zhvillojë këtë propozim do të vendoset në Sydney me emrin 'Qendra Ndërkombëtare e Infrastrukturës". Kjo qendër do të themelohet me investime të qeverive dhe të kompanive private të vendeve të ndryshme."

Para një rimëkëmbje të fortë të ekonomisë amerikane, ekonomia e Kinës ka ruajtur një rritje prej 7 për qind. Kina dhe ShBA-ja janë forca kryesore për realizimin e rimëkëmbjes dhe rritjes së qëndrueshme të ekonomisë botërore. Prandaj shkëmbimet midis Kinës e ShBA-së ndiqen me vëmendje. Në një konferencë shtypi të organizuar pas samitit, president amerikan Barack Obama tha se Uashingtoni dhe Pekini po zgjerojnë më tej fushat e bashkëpunimit.

"Ne ramë dakord me Kinën një marrëveshje, ku zotohemi të zgjasim afatin e vizave turistike, të studimit dhe biznesit, me qëllim që të nxitim zhvillimin e industrive turistike dhe tregtare duke krijuar vende pune. ShBA-ja dhe Kina pranuan të nënshkruajnë marrëveshjen dypalëshe të investimeve. Ndërsa marrëveshja e teknologjisë së informacionit që po diskutohet do të krijojë 60 mijë vende pune. Në këtë samit, Kina pranoi të shtojë transparencën e të dhënave ekonomike duke përfshirë vëllimin e rezervës së këmbimit valutor. Ky është një hap përpara drejt një kursi të lirë të këmbimit të juanit dhe kjo ishte kërkesa e palës amerikane."

Presidenti kinez Xi Jinping mbajti në samit fjalimin me titull "Nxitja e zhvillimit dhe krijimit të risive, realizimi i përbashkët i rritjes," ku tha se Kina zotohet të punojë për nxitjen e reformave ekonomike duke realizuar tranzicionin e ekonomisë globale, nga rritja ciklike në rritje të qëndrueshme.

Xi theksoi se Kina do të vazhdojë të ruajë tendencën e rritjes ekonomike dhe do të japë kontribut për rritjen e ekonomisë botërore. Ai i propozoi G20-s që të përpiqet në të punojë në tre drejtime: krijimi i mënyrave të reja të zhvillimit, ndërtimin e një ekonomie botërore të hapur dhe përmirësimin e qeverisjes ekonomike globale.

Turqia është vendi që do të mbajë kryesimin e radhës së G20-s. Në vitin 2016 ky samit do të mbahet në Kinë. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China