Para takimit, të dy krerët e shteteve bënë një shëtitje në rezidencën e udhëheqjes shtetërore "Zhongnanhai" në qendër të Pekinit.
Gjatë shëtitjes, Xi shprehu shpresën se vizita e Obamës do të arrijë rezultate.
Duke e njohur presidentin amerikan me historinë shekullore të "Zhongnanhai"-t, Xi tha se është e rëndësishme që të njihet historia moderne e Kinës, në mënyrë që të kuptohen aspiratat e tanishme të popullit kinez dhe rruga që ai ka zgjedhur.
Pas shëtitjes, të dy udhëheqësit filluan takimin e tyre dypalësh për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet Kinë-ShBA dhe çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët. (Artani)