PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministria e Jashtme turke në alarm për një zarf të dyshimtë
2014-10-31 10:16:27 CRI Komenti juaj Printoni
Ministria e jashtme turke ka qenë në alarm të enjten si pasojë e një zarfi, me përmbajtje pluhuri të dyshimtë, të dërguar në selinë e saj në Ankara.

Zarfe të ngjashëm me pluhur të verdhë janë dërguar të enjten edhe në një godinë në Ankara ku ndodhen ambasadat e Norvegjisë, Meksikës dhe Kroacisë.

Javën e kaluar pako me përmbajtje pluhuri të verdhë kanë mbërritur edhe në misionet diplomatike në Turqi të ShBA-së, Kanadasë, Belgjikës, Gjermanisë, Hungarisë dhe Francës, duke rritur alarmin për sigurinë e tyre.

Ministria turke e shëndetësisë në një deklaratë të saj njofton se 25 vetë nga personeli diplomatik i këtyre misioneve, të cilët kanë patur kontakt me zarfet e dyshimtë, janë dërguar në spital për ekzaminim. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China