PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina do t'u ofrojë raundin e 4-t të ndihmës vendeve të Afrikës Perëndimore
2014-10-25 10:24:46 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping ka deklaruar se Kina do t'u ofrojë raundin e 4-t të ndihmës vendeve të Afrikës Perëndimore për të luftuar kundër ebolës.

Xi Jinping e bëri këtë deklaratë gjatë takimit me presidentin e Tanzanisë Jakaya Kikwete, që ndodhet për vizitë në Pekin.

Z. Xi tha se, duke marrë parasysh ecurinë e epidemisë së ebolës dhe nevojat e vendeve të prekura, Kina do të ofrojë një ndihmë të re me vlerë 500 milionë juanë (ose 80 milionë dollarë amerikanë) Liberisë, Sierra-Leones, Guinesë dhe organizatave ndërkombëtare.

Presidenti tanzanian Jakaya Kikwete e falënderoi Kinën lidhur me ndihmën për të luftuar ebolën në Afrikë.

Përveç ndihmës në para dhe materiale, Kina do të dërgojë këtë herë edhe personel tjetër mjekësor në vendet e Afrikës Perëndimore dhe do të ndihmojë në ndërtimin e një qendre mjekësore në Liberi. (Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China