PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
ShBA-ja kërkon të presë burimet e financimit të IS
2014-10-24 11:38:12 CRI Komenti juaj Printoni

Departamentit amerikan i Thesarit tha të enjten se organizata ekstremiste "Shteti Islamik" po grumbullon pasuri me shpejtësi të paparë dhe ShBA-ja po kërkon rrugë të ndryshme për të prerë burimet e financimit.

Sipas David Cohen, zv/sekretari i Departamentit të Thesarit, që përgjigjet për luftën kundër terrorizmit dhe për informacionet financiare, autoritetet amerikane vlerësojnë se që nga mesi i qershorit, IS fiton po afro 1 milionë dollarë në ditë nëpërmjet kontrabandës së naftës, ndërsa të ardhurat e tij nga pagesat për pengje janë të paktën 20 milionë dollarë. Por pjesa dërrmuese e të ardhurave të kësaj organizate, mesatarisht disa miliona dollarë në muaj, vijnë nga veprimtari kriminale dhe terroriste në zonat e kontrolluara prej saj.

Zv/sekretari Cohen tha se ShBA-ja po përpiqet të përcaktojë ndërmjetësuesit për shitjen e paligjshme të naftës nga IS dhe do t'i përfshijë ata në listën e zezë. Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve të ndryshme të ndalojnë t'i pagesat ndaj IS-it pagesë për lirimin e pengjeve. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China