PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina bën thirrje për ndihmë ndaj vendeve më të pazhvilluara
2014-10-24 11:16:53 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Wang Ming u shpreh të enjten se bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë t'i përkrahë vendet më të pazhvilluara e vendet në zhvillim pa dalje në det të përballojnë sfidat e ndryshme.

Komisioni Ekonomik dhe Financiar i Sesionit të 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvilloi të enjten një mbledhje lidhur me çështjen e vendeve në gjendje të jashtëzakonshme. Wang Ming u shpreh në këtë mbledhje se tani hapat e rigjallërimit të ekonomisë globale janë të ngadalshme, krizat humanitare në rajonet ku ka konflikte po acarohen dhe po shtohen rreziqet nga epidemia e ebolës. Si pasojë, vuri në dukje Wang, janë shtuar pandërprerë sfidat ndaj vendeve më të pazhvilluara e vendeve në zhvillim që nuk kanë dalje në det. Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë për t'u dhënë mbështetje këtyre vendeve.

Zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Wang Ming shtoi gjithashtu se qeveria kineze i ka përkrahur gjithmonë vendet më të pazhvilluara e vendet në zhvillim pa dalje në det dhe do të vazhdojë të japë ndihmë për to për të përballuar sfidat e zhvillimit. (Fani/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China